Erdhi në jetë nga rrënojat e tërmetit/ Pas dyshime për rrëmbim, autoritet turke largojnë nga spitalin Ayan

15/02/2023 14:47

Aya, foshnja që erdhi në jetë nga rrënojat e tërmetit tragjik në Turqi është larguar nga spitali ku po merrte trajtim mjekësor për arsye sigurie, sikurse thonë autoritetet.

Pamjet e vajzës që lindi në gërmadhat e shtëpisë së saj të shembur tërësisht nga tërmeti ishin një ndër dëshmitë e mrekullive, ku të mbijetuarit e tërmetit janë nxjerrë të gjallë pas dhjetëra orësh.

Të hënën, një incident i dhunshëm ndodhi në spital, ndërkohë që u raportua për tentativë rrëmbimi ndaj saj. Megjithatë, vendosën për largimin e Ayas nga spitali në Afrin.

Nëna e Aya-s ndaloi së marri frymë pasi solli në jetë vajzën dhe ekipet e shpëtimin e gjetën vajzën me kordonin e lidhur. Shtëpia e saj në qytetin e Jidayris u shkatërrua nga tërmeti 7.8 ballë që goditi Turqinë më 6 shkurt. Babai dhe katër motrat e vëllezërit e Ayas po ashtu humbën jetën.

Të shumta kanë qenë kërkesat për birësimin e të mbijetuarës, por autoritetet duhet të sigurohen që ajo të shkojë në një familje të shëndetshme dhe të mos bjerë pre e trafikimit.

Jindaryis, rreth 8 km nga kufiri turk, ishte një nga qytetet më të goditura në Siri. Rreth 200 ndërtesa atje janë shembur plotësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA