Chelsea nuk ka ndërmend të ndalet sa i takon merkatos. Sipas Le Parisien, “Blutë e Londrës” janë hedhur në sulm për të transferuar Neymar.
Prestigjiozja franceze zbulon se presidenti i anglezëve, Todd Boehly është takuar me numrin një të parizienëve, Nasser Al-Khelaifi.
Neymar ka përfunduar jashtë planeve të PSG për sezonin e ardhshëm duke marrë parasysh të gjitha bëmat e brazilianit brenda dhe jashtë fushës, ndaj Chelsea është duke studiuar mundësinë për ta afruar në Stamford Bridge. Sipas Boehly-t, O’Ney është goditja që i duhet Chelsea-t për të arritur një tjetër nivel në fushë, por edhe nga ana e prestigjit që dhuron imazhi i 31-vjeçarit.
Dhe, pikërisht kjo është pika që kërkon të negociojë presidenti i Chelsea-t, Todd Boehly i cili është i gatshëm të shpenzojë një shifër të konsiderueshme për Neymar, por kërkon të mos ketë kërkesa të ekzagjëruara nga Al-Khelaifi dhe sipas Le Parisien ky ka qenë thelbi i gjithë takimit mes palëve.
Top Channel