Një studente ruse rrezikon të përballet me 10 vite burg vetëm për një postim të ndarë në rrjetet e saj sociale.

20-vjeçarja Olesya Krivtsova është në arrest shtëpie dhe në këmbë mban një pajisje elektronike, përmes së cilës monitorohet  nga policia ruse.

“Krimet” për të cilën ajo është arrestuar, janë postimet në Instragam kundër ofensivës ruse 1-vjeçare në Ukrainë.

Në njërin prej postimeve kishte të bënte me shpërthimin e tetorit të kaluar në urën që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar.

Ajo kishte shpërndarë edhe postimin e një miku të saj për luftën, dhe aty filloi drama.

Olesja ka treguar për BBC edhe arrestimin e tmerrshëm nga efektivët rusë, të cilët i kërkuan asaj të shtrihej në dysheme dhe i vunë prangat.

“Unë po flisja në telefon me nënën time,” kujton Olesya, “kur dëgjova hapjen e derës së përparme. Shumë policë hynë brenda. Më morën telefonin dhe më bërtitën të shtrihesha në dysheme.”

Olesya u akuzua për justifikimin e terrorizmit dhe diskreditimin e forcave të armatosura ruse. Ajo rrezikon deri në 10 vjet burg.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë që dikush mund të merrte një dënim kaq të gjatë me burgim për postimin e diçkaje në internet,” thotë Olesya.

Studentja e Universitetit Federal Verior në Arkhangelsk, Olesya tani është shtuar në listën zyrtare të Rusisë të terroristëve dhe ekstremistëve.

“Kur kuptova se isha futur në të njëjtën listë me sulmuesit e shkollave dhe grupin e Shtetit Islamik, mendova se ishte e çmendur”, thotë Olesya.

Olesya ka një imazh të mrekullueshëm të tatuazhuar në këmbën e saj të djathtë – Presidenti rus Vladimir Putin paraqitet si një merimangë, me një mbishkrim Orëellian: “Big Brother po ju vëzhgon”. Duket se në rastin e Olesyas, nuk ishte Big Brother që e shikonte atë, por shokët e saj studentë.

Sipas rregullave të arrestit shtëpiak rus, asaj i ndalohet të flasë në telefon dhe të përdorë internetin, duke humbur edhe orët mësimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA