Në Dubai është duke u zhvilluar Samiti Botëror i Qeverisjes, një platformë globale për bashkëpunimin midis qeverive, industrive, botës së artit dhe inovacionit.
Kryeministri Edi Rama dha një prononcim për mediat e Dubait në lidhje me pjesëmarrjen në samit.
“Gjithnjë e më shumë po përballemi me situata dhe ngjarje që janë më të fuqishme se ne, nëse i adresojmë në mënyrë të izoluar si vende dhe kontinente.
Si të tilla ato kërkojnë veprime gjithëpërfshirëse dhe shpresojmë t’i realizojmë këto para se katastrofat të na fshijnë nga faqja e dheut. Në ditët e sotme, mënyra për të qeverisur vendin përcaktohet nga mënyra se si ne e përqafojmë të renë sepse çdo ditë dalin gjëra të reja”.
Kjo epokë e re e gjërave të reja po sfidon mënyrën tonë të qeverisjes, theksoi Rama.
“Si rrjedhojë, sa më shumë të ndërveprojmë me njëri-tjetrin dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, aq më shumë mund ta përdorim teknologjinë në një mënyrë që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Kjo është ajo që duhet të bëjmë, që të jemi relativisht të sigurt përballë sfidave”.
Top Channel