Sergio Ramos është intervistuar nga kanalet zyrtare të UEFA-s përpara ndeshjes së sotme mes PSG-së dhe Bayern Mynihut.
Mbrojtësi spanjoll foli fillimisht për trajnerin Christophe Galtier: “Ajo që del në pah është qenia e tij natyrale dhe përulësia me të cilën ka ardhur në Paris. Ai është një trajner që nuk gënjen kurrë, që t’i thotë gjërat në fytyrë, gjë që është shumë e rëndësishme për mua. Ai ka fituar me skuadra të tjera para se t’i bashkohej PSG-së.”
Ndeshja kundër Bayernit: “Është një nga skuadrat më të mira dhe fitorja do të ishte një mesazh shumë pozitiv për t’i dërguar të gjithë botës. Për të fituar Champions League duhet të fitosh kundër më të mirëve”.
Fillimi i vështirë në Paris: “Gjithçka ishte keq në fillim. U lëndova, luftova për t’u rikuperuar dhe përshtatur me sistemin e ri, skuadrën e re dhe trajnerin e ri. Nisa të pyesja veten nëse kisha bërë zgjedhjen e duhur… Por karriera ime është karakterizuar gjithmonë nga qëndrueshmëria dhe këmbëngulja. Nëse vazhdoni të luftoni, gjërat do të kenë më shumë kuptim në të ardhmen”./ SuperSport
Top Channel