Parlamenti që (s) duam/ “Dhjaks, video erotike, i ka mbushur brekët”, prej 30 vitesh vijojnë debatet me fyerjet

14/02/2023 15:11

Në këto 30 vite Parlamenti Shqipërisë është kthyer në një arenë përplasje përmes ofendimesh pafund e një gjuhe urrejtje, nga të gjithë krahët e politikës.

Duke e kthyer kështu tempullin e demokracisë shqiptare, në Parlamentin që nuk duam. E njëjta situatë u përsërit edhe në seancën e fundit.

Kjo nuk është hera e parë që Parlamenti kthehet në një arenë gjuhe banale, fyerjesh, fjalë dhe sjellje të padenja. Në këtë Parlament edhe akuzat thuhen si fyerje për të denigruar kundërshtarin.

Të gjithë, kush më shumë e kush më pak kanë kontribuar në këto 30 vite që ta kthejnë Parlamentin në një arenë gjuhe të padenjë për shqiptarët që i kanë votuar.

Ata që janë në sallën e Kuvendit dhe ata që kanë hyrë e kanë dalë prej 30 vitesh prej andej kanë mëkatet e tyre sepse ose e kanë shtuar zullumin ose nuk kanë bërë asnjë gjë për ta ndalur, duke e kthyer parlamentin në institucionin që nuk e duam.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA