Forcat ruse kanë përparuar më shumë drejt qytetit të Bakhmut, ndërsa lufta vijon prej afërsisht një muaji.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby deklaroi se nëse Bakhmut do të binte në duart e rusëve nuk do të kishte një ndikim strategjik në luftën e përgjithshme.
Dikur shtëpia e më shumë se 70,000 civilëve, qyteti lindor i Bakhmut tani ka më pak se 12,000 banorë në rajon.
Muajt e fundit, beteja në qytet është bërë një nga më të ashprat e deritanishme të luftës, ku banorët janë detyruar të strehohen nën tokë.
Disa ekspertë ushtarakë kanë raportuar se Bakhmut nuk është një objektiv i rëndësishëm ushtarak, por forcat ruse po vazhdojnë ende të godasin rajonin.
Qyteti është bërë një simbol i betejës së vazhdueshme që po zhvillohet në krahun lindor.
Top Channel