33-vjeçari Craig Ledbetter është arrestuar në SHBA pas raportimeve nga i gjithë qyteti i Los Angeles se një burrë shkonte me vrap drejt burrave të tjerë duke i prerë flokët e lidhur topth mbi kokë, në një prej stileve të fundit të përhapur mes te rinjve.
Një prej viktimave tha për mediat vendase: “Ai më sulmoi agresivisht dhe më preu flokët e lidhura, kisha frikë për jetën time nga ky njeri. Do të më duhet vite për të rritur përsëri flokët. Shpresoj që ai të marrë dënimin që meriton për sulmin e dhunshëm”.
Ledbetter pritet të dënohet me 18 muaj burgim për secilin nga sulmet, që llogaritet në një total prej 55 vitesh nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat dhe dënohet sipas tyre.
Mediat vendase thonin se autoritetet kërkojnë ‘ta bëjnë shembull’.
“Nuk mund të sulmosh njerëzit kështu dhe të mos kesh pasoja, jetët e dhjetra burrave mund të jenë ndryshuar përgjithmonë, negativisht. Ata mund të kenë nevojë për terapi dhe vite që të rrisin përsëri flokët”, tha përfaqësuesi i policisë së Los Angeles, Benjamin Rivers.
Teksa krimineli po arrestohej, gazetarët arritën të dëgjonin disa nga deklaratat e tij, ku raportohet se thoshte: “Zoti më foli sot në mëngjes dhe më tha se burrat duhet të ndalojnë të hiqen sikur janë gra, dhe unë bëra vetëm punën e tij!”.
Pas deklaratave i ndaluari u dërgua për vlerësime me mjekët psikologë. Data e gjyqit nuk eshte caktuar ende.
Top Channel