Jordi Alba ka folur për karrierën e tij sportive në programin “Universo Valdano”.
Anësori i Barçës, i ngacmuar për formën që po kalon këtë sezon tha se ndihej më i fortë se 10 vjet më parë.
“Më pëlqen të ndihmoj të rinjtë. Është përgjegjësi e madhe. Gjithmonë u them që të kenë këmbët në tokë, përpiqem t’i drejtoj siç më kanë udhëhequr të tjerët dhe të shijoj një klub si ky. Sot ndihem lojtar më i mirë se 10 vite më parë”.
Momenti aktual: “Këtë sezon ndihem mirë. Mund të them se e kam mendjen e qartë dhe se jam i fokusuar te ekipi. E di se çfarë i kam dhënë klubit dhe çfarë mund të jap. Kur skuadra është në formë fizike dhe mendore, gjithçka është më e lehtë.”
I rritur te Barça: “Në karrierën time kam pasur kohë shumë të vështira, por fatkeqësitë gjatë rrugës më kanë bërë të piqem shumë. Nuk është e lehtë të jesh në një klub si Barcelona dhe të kalosh njëmbëdhjetë sezone në një nivel të lartë.”
Sfida me Man. United: “Ne e dimë se ndeshja kundër Manchester United do të jetë si një ndeshje e Champions League: e bukur dhe e ndërlikuar. Barça ka një të ardhme të shkëlqyer me shumë lojtarë të rinj të mirë me cilësi dhe personalitet të fortë”.
Top Channel