Në një të kaluar jo shumë të largët, Barcelona tentoi të nënshkruante me ish-lojtarin e Atalantës, Aleksey Miranchuk.
Megjithatë, nënshkrimi me fantazistin që aktualisht aktivizohet me Torinon dështoi pasi në klubin spanjoll pikasën dy talente si Gavi dhe Pedri. Është ky zbulimi i prapaskenave të merkatos që vjen nga ish-drejtori i Barcelonës, Eric Abidal.
“Ishim shumë të interesuar për Miranchuk, madje udhëtuam deri në Moskë për ta ndjekur kur aktivizohej me Lokomotivën e Moskës. Biseduam me stafin mjekësor të skuadrës, ndër të tjera Miranchuk është shumë inteligjent, teknikisht është një nga ata lojtarë që adaptohen menjëherë.
Donim ta shihnim te Barcelona, por më pas kuptuam që një tip të këtij lojtari e kishim në akademi. Dhe, nuk ishin një por dy të tillë. Fjala është për Gavin dhe Pedrin”, u shpreh Abidal.
Top Channel