24/01 20:05
Cesare Prandelli duket se e ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij në profesionin e trajnerit.
Detyra e fundit e italianit daton para një viti teksa ishte në krye të Fiorentinës në Serie A, por tashmë vetë 65-vjeçari thekson se nuk i mungon më profesioni i tij ndërsa shtoi se fakti që po qëndron larg futbollit ia ka zbukuruar jetën.
“Pasioni është gjithnjë i pranishëm, por nuk më mungon detyra e trajnerit dhe besoj se tashmë nuk ka më kthim pas. Fakti që jam larguar nga futbolli dhe po e ndjek në distancë duket se më ka bërë mirë.
Top Channel