Ekipet e shpëtimit në Turqinë jugore thonë se janë ende duke dëgjuar zëra nga nën rrënoja më shumë se një javë pas një tërmeti shkatërrues 7.8 ballë, duke ofruar një fije shprese për të gjetur më shumë të mbijetuar.

Imazhet e transmetuara nga CNN, tregonin ekipin që punonin në dy zona të rajonit të Kahramanmaras, ku po përpiqeshin të shpëtonin tre motra që besohej se ishin nën rrënoja.

Në të njëjtin rajon, ekipet e shpëtimit nxorrën të gjallë një djalë 18-vjeçar dhe një burrë nga rrënojat të martën, një ditë pasi shpëtuan një vajzë 10-vjeçare pas 185 orësh.

Tetë ditë pas tërmetit dhe pasgoditjeve të tij të dhunshme, më shumë se 36,000 njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe historitë e mbijetesës po bëhen të pakta.

Të hënën, shefi i ndihmës i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, tha gjatë një vizite në qytetin verior të Sirisë, Aleppo, se fazës së shpëtimit “po i afrohej fundi”.

“Dhe tani faza humanitare, urgjenca e sigurimit të strehimit, kujdesit psikosocial, ushqimit, shkollimit dhe ndjenjës së së ardhmes për këta njerëz, ky është detyrimi ynë tani”, tha ai.

Ndihma ndërkombëtare ka qenë e ngadaltë për të mbërritur në pjesët e kontrolluara nga rebelët e Sirisë, e ndërlikuar nga konflikti i viteve dhe një krizë tashmë ekzistuese humanitare që ka çuar në vështirësi shtesë për të mbijetuarit të cilëve u mungon ushqimi, strehimi dhe ilaçet pasi përballen me kushte të ngrirjes.

Të hënën, OKB tha se përshëndeti vendimin e presidentit sirian Bashar al-Assad për të hapur dy pika të tjera kufitare midis Turqisë dhe Sirisë për të lejuar ndihmën në veri të vendit.

Ndërkohë, nënpresidenti i Turqisë Fuat Oktay mohoi të martën raportet për mungesë ushqimi dhe ndihme. “Nuk kishte probleme me ushqimin dhe miliona batanije po dërgohen në të gjitha zonat”, tha ai në televizionin drejtpërdrejt.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha se më shumë se 9,200 personel të huaj po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit të vendit, ndërsa 100 vende kanë ofruar ndihmë deri më tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA