“Vinicius më i miri në botë”, elozhe për yllin e Realit të Madridit

13/02/2023 18:13

Reali i Madridit argëtoi tifozët në finalen e Botërorit për Klube, mposhti 5-3 Al Hilal dhe siguroi trofeun e radhës.

Kjo ishte kupa numër 31 që fitojnë “Los Blancos” me Florentino Perez president.

Antonio Rudiger po luan sezonin e parë në “Santiago Bernabeu”. Pas fitimit të Superkupës së Europës, tani po shijon edhe trofeun e Botërorit për Klube.

“Jam i lumtur, shumë i lumtur. Është gjithmonë e veçantë të fitosh trofe me Realin e Madridit. Ky klub ka histori të madhe, këtu fitohen shumë trofe. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të isha edhe unë pjesë e historisë së Realit”, tha ai.

Më pas, mbrojtësi gjerman u ndal edhe te Vinicius Junior, ylli i skuadrës së Carlo Ancelottit. Sulmuesi brazilian ishte protagonist me dy gola dhe një asist në suksesin ndaj AL Hilal.

“Vinicius Junior? Çfarë të them për të… Mendoj se është e qartë se Vinicius është një futbollist shumë i veçantë. Ai është shumë i fortë. Për mua, ai është lojtari më i mirë në botë në lojën një kundër një”, u shpreh Rudiger.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA