Një sasi e madhe eksplozivi hodhi në tokë këtë mëngjes hotel “Bizantin” në Sarandë.

Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, duket momenti kur aktivizohet lënda plasëse dhe ndërtesë bie në tokë. ndërkohë, tymi ka mbuluar zonën, ndërsa inertet janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë.

Sasia e tritolit u vendos në hyrjen e një hoteli në pronësi të Spiro Çabirit në bulevardin e qytetit ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëme edhe tek godinat përreth. Fatmirësisht, nuk raportohet për asnjë të lënduar.

Më parë, pronari ka pasur konflikte pronësie me ish-ortakët e tij për hotel “Bizant” si dhe për një piceri që gjendej në katin e parë. Prej vitit 2002, dy bashkëpronarët, S. Ç., dhe E. Dh., janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli, njofton policia. Nuk dihet nëse shpërthimi ka lidhje me këto konflikt, por policia po i heton ato si pista kryesore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA