Sali Berisha ka deklaruar për herë të parë mbrëmjen e sotme në Top Story, se ka arritur të marrë dokumentet me të cilat Britania e Madhe justifikon shpalljen non-grata të kryeopozitarit.
Teksa ka hedhur kunja për zyrtaren Yuri Kim për tëc ilën tha se është një “McGonigal” e veshur me fustan”, Berisha tha se Britania ka ndjekur një praktikë më të ndershme duke ia dorëzuar dokumentat ndërsa Amerika sipas tij nuk ka prova prandaj nuk i bën ato publike.
“Në rastin tim nuk ka një provë të vetme ndërsa në rastin e Ramës janë publikuar faktet. Yuri Kim është një lloj McGonigal me fustan. Nëse një njeri thotë që faktet janë botërisht të njohura dhe nuk jep asnjë fakt tallet me të tjerët dhe veten, për mua nuk nxirren fakte se janë zero. Në 2019 para të gjithë botës Rama më ka thënë mua ti nuk kalon Atlantikun. SHBA-ja nuk ka dhënë dhe nuk do të japë kurrë të dhëna por ka bërë kërkimet më të jashtëzakonshme për mua dhe fëmijët e mi e nuk ka gjetur asgjë. Unë nuk kërkoj kthim mbrapsht.Unë nuk kam lobuar asnjë qindarkë për të ma hequr, unë kam deklaruar në momentin e parë që mund të nxjerrin një provë të vetme unë largohem nga politika, midis të vërtetës dhe çfarëdo lloj gjëje tjetër unë do të zgjedh të vërtetën. Kjo e mbron sovranitetin e këtij vendi, unë kam bindjen më të thellë që Amerika nuk pretendon të ndërtojë një republikë bananesh, është Amerikë e burrave dhe grave të ndershme. Unë asaj Amerike i besoj plotësisht.
Urrejtja e George Soros, sepse unë në 2017 kam kërkuar shpalljen e tij non grata sepse e gjykoj atë si një armik të shqiptarëve. Unë do të mbroj interesin e vendit tim sepse unë do e mbroj interesin e vendit tim. Jam që të ndëshkohet çdo njeri që ka kryer krim e ka të dhëna të sigurta, por më rastisi të provoj dy procedurat, të Britanisë së Madhe dhe të SHBA-së, ajo e Britanisë më ndihmoi shumë, kam marrë të gjitha dokumente pse jam shpallur non-grata. Nëse shtetet e Bashkuara për të marrë dokumentet duhet të lobosh dhe ky është korrupsion, ndërsa Britania ka ligjin që u mor vendimi dhe nuk shkon dot në gjykatë pa bërë rekursin administrativ. Ka kanalin e veçantë të rekursit administrativ. Miqtë e mi kanë shkruajtur një seri që SHBA-ja duhet të plotësojë ligjin dhe unë nuk jam kurrë dakord me këtë. Ja çfarë solli kjo praktikë, Gonigalin që i merrte milionat tjetrit. Mungesa e këtij kanali që tjetrit duhet ti japësh dokumentet se përse e shpalle për mua është thelbësore. Standarti evropian nuk njeh sanksion pa proces gjyqësor dhe ky është standarti më i mirë.”– tha Berisha.
Top Channel