Një moment heshtjeje do të mbahet në fillim të të gjitha ndeshjeve të futbollit të UEFA-s këtë javë në shenjë solidarizimi për tërmetin tragjik në Turqi dhe Siri.
UEFA ka dhuruar 177,000 £ për përpjekjet humanitare në Turqi dhe Siri dhe 133,000 £ për Federatën Turke të Futbollit.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik Ataturk të Stambollit në qershor të këtij viti.
“UEFA po e bën këtë donacion fillestar për të ndihmuar përgjigjen e menjëhershme humanitare ndaj kësaj tragjedie të tmerrshme. Dua gjithashtu të falënderoj shoqatat tona anëtare për reagimin dhe mbështetjen e tyre të shpejtë dhe të dhembshur që u ofruan atyre që u prekën nga kjo ngjarje e tmerrshme”, tha Aleksander Ceferin, presidenti i saj.
Top Channel