Kansas City fiton Super Bowls LVII në Glendale, Arizona.
Mposht Philadelphian 38-35 me përmbysje, falë një goli fushe të shënuar 8 sekonda nga fundi. Një përmbysje e madhe falë një pjese të dytë spektakolare të Patric Mahomes, MVP i ndeshjes dhe “fytyra” e NFL.
Në gjysmën e dytë të lojës Chiefs siguruan pikë në çdo zotërim sulmues, duke përmbysur disavantazhin prej 10 pikësh me të cilin shkuan në pushim. Për skuadrën nga Missouri është triumfi i tretë. I dyti në finalen e tretë të luajtur në këto 4 vitet e fundit.
Lojtari më i mirë në fushën që rezultoi shumë e rrëshqitshme, mposhti skuadrën më të mirë. Nuk është diçka surpizuese në një sport ku roli i “quarterback”-ut është vendimtar. Mahomes ishte shpallur lojtari më i mirë i sezonit të rregullt, nuk ndodhte që nga viti 2000, kur ja doli Kurt Warner , që në finalen më të rëndësishme MVP i sezonit të rregullt të bënte bis. Një duartrokitje e meriton edhe trajneri Reid dhe i zakonshmi Travis Kelce, që mundi të vëllanë i cili luante në skuadrën tjetër.
Vendimi arbitral
Ishte një Superbowl spektakolar, me sulmet që dominuan ndaj mbrojtjeve. Mes spektatorëve, figura të famshme, dhe me një Rihanna spektakolare, që ekzibicionoi, edhe pse shtatzënë.
Por kishte edhe një vendim arbitral të kontestuar nga Philadelphia që bëri diferencën në sekondat finale.
Një mbajtje e James Bradberry ndaj Smith-Schuster që i dhuroi down Chiefs duke ju lejuar të menaxhonin kronometrin dhe të hipotekonin fitoren me goditjen e Harrison Butker nga 27 yard.
Vendimi ishte korrekt në bazë të rregullores, por në substancë ishte një veprim i vetëm që bëri diferencën, dhe në ndeshje të tilla është gjithmonë urimi që vendimtarë të jenë lojtarët në krahasim me arbitrat.
Ndeshja
Philadelphia dominoi pjesën e parë, duke e vendosur sfidën në binarët e preferuar: 22 minuta zotërim kundrejt vetëm 8 të kundërshtarëve.
Mbajti Mahomes jashtë fushës, linja sulmuese ishte e jashtëzakonshme dhe Hurts vraponte si një tren, duke e mbyllur me 3 touchdown në terren, kryesim për një quarterback në Superboël. Dhe marrësve AJ Broën dhe DeVonnta Smith që çorientuan linjën e dytë të kundërshtarëve.
Kansas City replikoi me të zakonshmin Kelce, që shënoi taouchdownin e tij të 16 në play of, dhe një 6 pikësh të artë të siguruar nga Nick Bolton pas një gabimi kolosal të Hurts që humbi topin oval duke i bërë një dhuratë masive kundërshtarëve.
Gjithsesi Eagles duke fituar yard pas yardi dhe me disa çerek dounesh shkuan në dhomat e zhveshjes në pushimin mes pjesëve 24-14 falë edhe goditjes së një “football field” të Elliot nga 35 yard.
Ndeshja dukej e destinuar të shkonte për Phillyn edhe pse Mahomes dukej se u lëndua sërish në kaviljen e djathtë që kishte nxjerrë në play off teksa u pa duke çaluar.
Përmbysja
Por në pjesën e dytë ndryshon gjithçka. Kansas City shënon menjëherë me një vrapim të Isaiah Pacheco. Në fillim të periodës së fundit pas një “field goal” të kundërshtarëve vjen dhe parakalimi i Chiefs: Pasim i Mahomes për Kadarius Toney për të çuar rezultatin 28-27.
Hera e parë në avantazh për Kansas City. Pastaj Mahomes nuk fal dhe gjen Sky Moore për një shëtitje të pashqetësuar në zonën e fundit dhe rezultati shkon 35-27.
Por nuk ka mbaruar këtu, Hurts edhe pse nuk ka saktësinë dhe krahun e Mahomes ka zemrën, kompleton në thellësi për Smith dhe pastaj ekzibicionon për “Touchtdown”.
Pastaj vrapon sërish në zonën e fundit për konvertimin e dy pikëve që çojnë rezultatin në 35-35. Por Mahomes ka topin për sulmin final dhe demonstron se përse është numri 1 në qarkullim. Vrapon edhe me një këmbë, lançon dhe ai penalizim i arbitrit i jep goditjen fatale mbrojtjes zhgënjyese të Philadelphia.
Butker ka gjithë presionin përsipër, sytë e botës sportive janë mbi të, por goditja për fitoren është e thjeshtë, nga një distancë e shkurtër. Nuk gabon, me Kansas City Chiefs që mund të fillojnë festën./SuperSport
Top Channel