Shqiptarët janë solidarizuar me ngjarjen e rëndë që preku Turqinë dhe Sirinë, aty ku tërmeti i rëndë i mori jetën mijëra personave.

Ata kanë ndezur qirinj në nder të tyre, në qendrat e qyteteve. Duke qenë se kjo e hënë është Ditë Zie Ndërkombëtare, qytetarët tregun mbështetjen e tyre emocionale në këtë mënyre.

Në Shkodër banorët kanë mbajtur një minut heshtje, ndezur qirinj si dhe kanë dhuruar shuma monetare për familjet e prekura. Shkodranët kanë vendosur pankarta, në të cilat tregohen lutjet që ata kanë për popullin turk.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Bulqizën, aty ku dhjetëra banorë përfshi edhe fëmijë kanë ndezur qirinj në qendër të qytetit.

Edhe pse në temperatura nën zero gradë, ata nuk kanë nguruar të marrin fëmijët me vete në shenjë solidarizimi me dhimbjen. Ata janë lutur për viktimat e tragjedisë së rëndë të tërmetit  në Turqi dhe Siri. Gjatë ditës së sotme edhe Bashkia Bulqizë ka ulur flamurin në gjysëm shtizë.

Qytetarët e Fierit përveç solidarizimit me qirinj, ata kanë marrë një hap tjetër me të madh atë të vlerave monetare.

Kryebashkiaku Armando Subashi ka deklaruar se Këshillit Bashkiak i është propoozuar një akordim monetar prej 35 mijë eurosh për të prekurit nga ky tërmet tragjik. Sipas tij ky është momenti që fiëerakët t’i shprehin mirënjohjen Truqisë, pasi i dhuruan Fierin spitalin madhështor “Memorial”, duke mbledhur ndihma.

Nisma për grumbullimin e ndihmave do të vijojë deri në fund të muajit shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA