Sherr me drejtorin dhe mesfushorin, drejtuesit e PSG i “tregojnë derën” yllit të skuadrës

13/02/2023 22:57

Te PSG duket se janë lodhur me bëmat e Neymar në fushë, por edhe jashtë saj. Drejtuesit e kryeqytetasve nuk janë të kënaqur me rendimentin dhe impenjimin e brazilianit në fushë, ndërsa për pjesën jashtë saj, pikëpyetjet janë edhe më të mëdha.

Ndërkohë, në Francë flasin edhe për një debat të ashpër mes Neymar dhe drejtorit Luis Campos pas disfatës në transfertë me Monaco, e po ashtu një sjellje agresive e sulmuesit është shfaqur edhe ndaj shokut të skuadrës Vitinha pasi ky i fundit nuk i pasoi në një moment. Në këtë formë, duket se 31-vjeçari e ka “mbushur kupën” dhe pritet që të largohet në verë.

Presidenti Al-Khelaifi dhe drejtuesit e tjerë të francezëve po përgatiten ta shesin O’Ney si një mënyrë edhe për të konfirmuar më pas Lionel Messi dhe Kylian Mbappe duke qenë se rroga e të treve së bashku rëndon tejmase bilancet e parizienëve.

Kujtojmë se Neymar u transferua në Paris për një shifër rekord pesë vite e gjysmë më parë nga Barcelona me francezët që paguan plot 222 milionë euro teksa braziliani mbetet lojtari më i shtrenjë në historinë e PSG.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA