Ka pasur momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të policisë gjatë protestës së sotme të organizuar nga opozita, ku janë kundërshtuar forcat e rendit që ndodhen në kordonin e parë, të cilët janë qëlluar me mjete piroteknike, shashka dhe kapsollë.
Ende nuk ka informacion për të lënduar, megjithatë disa nga punonjësit e rendit kanë pasur lot dhe janë detyruar të largohen.
Janë forcat e gardës së Republikës që [o qëndrojnë në afërsi të parlamentit ndërsa kapsollat vazhdojnë të hidhen dhe forcat e policisë vijojnë të bëjnë rezistencë pavarësisht se po shtyhen nga protestuesit.
Protestuesit synojnë të hyjnë në ambientet brendshme të parlamentit, ndërsa kordoni nga ana e policisë është krijuar 30-50 metra larg hyrjes së Kuvendit.
Top Channel