Një konflikt i çastit mes dy gjimnazisteve në gjimnazin “At Shtjefen Gjecovi” në Laç çoi edhe në plagosjen e njërit prej tyre.
I plagosur ka mbetur 15-vjeçari me iniciale I. Rr. i cili është transportuar në spital nga miqtë e tij, ndërkohë autori pas krimit ka lënë armën në vendin e ngjarjes dhe është larguar në drejtim të paditur.
Sherri ka nisur për motive të dobëta mes dy grupe të rinjsh.
Autori i dyshuar A. Gj. 17 vjeç ka qëlluar nga brenda rrethimit të shkollës thonë burime për Top Channel, duke e bërë dhe më të vështire kapjen e tij nga ana e policisë.
Menjëherë forcat shqiponja janë vënë në kërkim te autorit, ku pas rreth 5 orësh është lokalizuar dhe kapur nga policia në një banesë të braktisur ndërkohë grupi hetimor ka marrë dhe dëshminë e 15-vjeçarit i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Laçit.
Sherri me dy të rinjve tregon mungesën e patrullimit të policisë pranë shkollave, por dhe mos ekzistencën në shkollë të oficerit të sigurisë.
Top Channel