Opozita bllokon sërish foltoren/ Nikolla debat me deputetët demokratë! Bylykbashi: Do mbaheni mënd, keni shkelur kushtetutën brutalisht

13/02/2023 18:03

Debate të shumta mes deputetëve të opozitës dhe drejtueses së Kuvendit, e kanë shoqëruar këtë seancë parlamëntare.

Lindita Nikolla u detyrua t’i ndërpresë fjalën deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët e akuzuan Nikollën si drejtuesen e Kuvendit që do të mbahet mënd gjatë pasi sipas tyre ka shkelur Kushtetutën në mënyrë brutale dhe se është për turp që gratë në parlament po përdoren si çetë për të vrarë të drejtat kushtetuese.

Noka: Cicërima që dëgjuam qëparë, sulltanin e Surrelit e ka zënë tmerri. Gjithçka që Sali Berisha të mos flasë që zëri i opozitës të mbyllet. E mbani këtë parlament se ju urdhëron Sulltan Surreli.

Nikolla: Nuk është procedurë!

Bylykbashi: Ju do të mbaheni mend si drejtuesja e Kuvendit që ka shkelur kushtetutën në mënyrën më brutale. Ajo që është për turp është se gratë po përdoren si çetë për të vrarë të drejtat kushtetuese.

Lindita Nikolla: Të të vijë turp për fjalët nuk keni të drejtë të ofendoni zonjat e nderuara të këtij Kuvendi. Ta heq të drejtën e fjalës. Nuk mund të intimidosh e as të frikësosh askënd

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA