Ligji anti-duhan nuk po respektohet me nga subjeket. Pothuajse në të gjitha baret e Tiranës edhe në ambiente të mbyllura,mund të konsumohet duhan pasi askush nuk të pengon edhe pse ligji është në fuqi.

Madje në çdo tavolinë gjen edhe tavëll  gjë të cilën ligji e ndalon. Top Channel u interesua pranë inspektoratit shëndetësor shtetëror i cili thotë se ligji është në fuqi dhe duhet respektuar .

Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit e përcakton qartë se ku lejohet dhe ku jo konsumimi i duhanit. Janë marre masat përkatëse, qëllimi nuk është veç të merren gjoba, por edhe edukimi i gjithë qytetarëve dhe subjekteve mbi këtë ligj”– shprehet Besart Mataj, drejtor i monitorimit të inspektimeve, ISHSH.

Ligji anti-duhan nisi të zbatohej në gusht të vitit 2014 ku jo vetëm qytetarët por edhe pronarët e lokaleve, kamerierët u ndërgjegjësuan dhe nuk lejonin konsumimin e duhanit në ambientet ku shërbenin.

Në ato rast ku konstatohen shkelje ligji e përcakton se ndëshkohet me gjobë jo vetëm administratori i subjektit por edhe qytetari që konsumon. Kjo vlen edhe për institucionet publike,madje pati edhe gjoba ndaj administratorëve të tyre.

Në 2019  u bënë ndryshime të tjera në ligj ku përcaktohet se në asnjë ambient të rrethuar qofte me xham apo plastmas nuk lejohet  konsumi i duhanit pasi konsiderohet ambient i mbyllur nëse më shumë 50 % e hapësirës është e rrethuar apo e mbuluar.

Ndërgjegjësimi por edhe ndëshkimi me gjobë i shkelësve bëri që ligji të zbatohej në mënyrë rigoroze për disa vite.

Madje OBSh e vlerësoi Shqipërinë me çmim, pas shumë tentativash  më në fund ligji anti-duhan nisi të zbatohet dhe u vu në në plan të parë shëndeti e njerëzve. Por këtë vit  duket sikur ligji as që ekziston. Edhe pse ai është në fuqi, gjoba ndaj shkelësve nis me 300 mijë lekë të reja në shkelje në parë ,por kur përsëritet ajo tre-fishohet dhe masa arrin deri në heqje të licencës  të ushtrimit të aktivitetit. Por duket se tanimë këto masa kanë mbetur në letër pasi ndryshe nuk ka si të shpjegohet lejimi konsumimi i duhanit në ambiente të brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA