Mbyllet protesta e opozitës! Berisha: Prania juaj i detyroi të largohen nga parlamenti, herën tjetër do marrin leje

13/02/2023 18:48

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbyllur protestën e sotme e cila u zhvillua pranë Kuvendit, për ta vijuar atë sërish pas disa ditësh. 

Berisha falenderoi demokratët për pjesëmarrjen dhe i tha atyre se ishte pikërisht mbledhja e tyre ajo që bëri mazhorancën të largohej nga Kuvendi.

Berisha nuk ka lënë pa përmendur as videon erotike të cilën zotëron, për të cilën tha se nuk është në fokusin e situatës pasi çështja e nxehtë e “McGonigal” nuk duhet hequr nga vëmendja kryesore.

“Së pari, dua të ju falënderoj në mënyrën më të përzemërt, mirënjohje më të thellë. Prania juaj këtu ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme, për ne, për demokratët shqiptarë kudo që ndodhen. Ne po mbrojmë një kauzë të drejtë. Sot parlamenti shqiptar ju e patë vetë, u dominua totalisht nga fantazma e McGonigal të Edi Ramës. Ajo që Rama kishte planifikuar, kishte planifikuar në mënyrë që të shpëtonte vetë dhe disa deputete ishin ndjerë të lënduara se, pse unë kisha thënë ditën e premte pse ai kishte bërë orgjira me zyrtarë. Por unë çfarë u thashë? Unë u thashë se, ato janë një realitet dhe sigurisht hetimit do ti jepen. Por ato janë terciare. Kryesore është lidhja e dy tradhtarëve McGonigal, tradhtar i kombit të madh amerikan dhe Edi Rama, tradhtar i kombit shqiptar. Tani, çështja numër 1 e parlamentit padiskutim që është komisioni hetimor parlament për një problem që ka tronditur botën, Amerikën, Shqipërinë, NATO-n dhe mbarë botën e lirë. Është në përcaktimin tonë, vendosmërinë tonë, që ky parlament ose do të ju japë zgjidhje këtyre problemeve ose nuk do të mund të trajtojë çështje tjetër. Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga parlamenti. Por herën tjetër, do të duhet tu marrin leje ju për tu larguar nga parlamenti. Ndaj ju them, më mirë zbatoni rregullat, ligjet, respektoni të drejtat e opozitës. Janë 750 mijë zgjedhës, të drejtat e të cilëve shtypen në parlament. Ne kurrë nuk do të tolerojmë këtë. Rroftë revolucioni, rroftë opozita, rrofshi ju. Janë shumë më afër me bandat kriminale se sa me tempullin e demokracisë, kjo protestë do të vazhdojë mbi monizmin e Edi Ramës.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA