“Kam mesazhe erotike”/ Berisha: S’jam si kryetari juaj, nuk ndërroj gruan çdo fushatë elektorale

13/02/2023 18:14

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka ngritur akuza të rënda ditën e sotme në Parlament, ku ka thënë se zotëron video erotike të një zyrtari të lartë, të cilën nuk do e bëje publike pasi sipas tij ky është qëllimi i Ramës në mënyrë që të largojë vëmendjen nga çështja e McGonigal.

Berisha: Një tradhtar i SHBA, një armik i egër i opozitë. Unë kam censurë të plotë ndaj videoje dhe mesazhi erotik që vjen tek unë. Ç’kujton ti? Jam Sali Berisha unë, nuk jam Edi Rama. Nuk jam unë ai që e dinë çfarë heqin ministrat në mbledhjen e qeverisë me fjalorin rrugaç që përdor. Unë nuk fyej publikisht. Përmenda emra unë aty. Asnjë emër, përse ju djeg ju kjo video erotike nuk i kam publikuar kurrë e nuk i publikoj, këtu është një rast tjetër kemi të bëjmë më një agjent shumë të rrezikshëm. Nuk them unë fjalë këtu erotike siç thotë kryetari juaj. Jam Sali Berisha unë nuk jam Edi Rama që ndaj ngratë sa herë që shkon në fushata elektorale. Unë nuk mund të fyej publikisht një grua, unë nuk përmenda emra. Me këtë kërkoni të mbuloni ju marrëdhënien me McGonigal.

Nikolla: Ju lutem lironi foltoren

Berisha: Cilës nga ju I ka djegur deklarata ime që unë të bëhem i sinqertë me ju, Elisa pyeti cilës i ka djegur më shumë, cilës? A ka marrëzi më të madhe se kjo? Me erotizma doni ta fshihni ju Gonigalin? Ai që keni ju kryetar grupi është kapur në flagrancë duke nxjerrë viza pë trafik femrash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA