India kalon kalon të për herë të parë Francën si blerësja më e madhe e uiskit skocez (fotot)

13/02/2023 16:51

India ka lënë prapa për herë të parë Francë si blerësja më e madhe e uiskit skocez për nga volumi, tregojnë shifrat aktuale.

Prodhuesit e uiskit kanë shitur 219 milionë shishe drejt Indisë, në një rritje prej 60% nga 2021, njoftonte shoqata e prodhuesve britanike të ‘Scotch Whisky’.

SHBA vijon të mbetet në vend të parë për nga vlerat monetare, teksa ka importuar $1.27 miliardë në vitin 2022. Në këtë aspekt India renditej e pesta.

Uiski origjinal skocez konsiderohet si një simbol statusi në Indi, ndërsa uiski i përzier që është më i lirë, ka qenë më i preferuar për klientët indianë.

Numri i aksioneve të Indisë në shitjet globale të uiskit është rritur, teksa dekadën e fundit importet indiane të uiskit janë rritur me 200%, dhe eksportuesit thonë se tendenca pritet të vijojë, shkruan BBC.

India ka një tarifë importi prej 150% për çdo shishe uiski – e vendosur prej lobimit te distiluesve vendas, çka ka bërë që çmimet të rriten dhe masa e fitimit të ulet për prodhuesit.

Shoqata e prodhuesve shpreson që një marrëveshje tregtare mes Indisë e Britanisë të arrihet këtë vit, për të cilën janë kryer disa raunde bisedimesh.

Përveç Indisë, shitjet e uiski skocez kanë pësuar rritje në Taivan, Singapor e Kinë, njofton shoqata prodhuese.

FOTO GALERI
1/3
Prodhuesit e uiskit kanë shitur 219 milionë shishe drejt Indisë, në një rritje prej 60% nga 2021

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA