Përballja mes Dinamos dhe Skënderbeut, dy ekipet më të mira të Kategorisë së Parë, e zhvilluar në “Selman Stërmasi” përfundoi pa fitues.
Bardhekuqtë, në rolin e sfiduesve, edhe pse shënuan të parët, nuk ia dolën ta ruanin epërsinë, duke u kthyer drejt Korçës disi të përzitur për humbjen e një mundësie për ta ngushtuar në vetëm një pikë diferencën më kryeqytetasit.
Sfida u zhbllokua që në minutën e shtatë nga korçarët, falë golit të Temitopen. Gjatë pjesës së parë nuk munguan mundësitë për gola të tjerë, por të dyja skuadrat nuk ia dolën të finalizonin.
Goli i barazimit u shënua në minutën e 82-të nga Bakabar, i cili tundi rrjetën e Ruçit pas një asisti të Markut.
Me këtë barazim Dinamo shkon në kuotën e 31 pikëve dhe Skënderbeu mbetet i dyti me 27 pikë.
Top Channel