Berisha, marrëveshje me rusët/ Në vitin 2012 ra dakord për t’i dhënë kompanisë shtetërore ruse katër hidrocentralet e mëdha

13/02/2023 19:41

“Po bëhemi superfuqi e energjisë.” Ky ishte zotimi i ish-kryeministrit Sali Berisha drejt fundit të mandatit të tij në vitin 2012, kohë kur firmosi dhënien me koncesion të disa hidrocentraleve në vend asokohe.

Për ta kthyer vendin në superfuqi Berisha synonte të fuste nën kontrollin e rusëve, pasuritë më të mëdha energjetike që ka vendi, hidrocentralet e mëdha në lumin Drin dhe ata që do ndërtohen në Skavicë dhe Vjosë.

Në atë periudhë, Berisha priti dhe ra dakord me një delegacion të kompanisë publike ruse në fushën e energjisë, RusHydro të kryesuar nga presidenti i saj Yevgeny Dod, që shfaqën interes për të privatizuar hidrocentralin e Vaut të Dejës, Komanin si dhe për të ndërtuar Skavicën dhe Hidrocentralin mbi Vjosë, si dhe një kabull nënujor mes Shqipërisë dhe Italisë.

Takimi është raportuar nga kryeministria më 15 korrik të vitit 2011. Një takim i dytë është më 25 shtator të vitit 2012. Një muaj më pas përmes një letre drejtuar ministrit të asaj kohe të energjisë Edmond Haxhinasto, ish ambasadori rus në Tiranë Abramov kërkonte që sipas marrëveshje që kishte bërë kryeministri me rusët e HydroRus, institucionet shqiptare të jepnin kompanisë ruse materialet projektuese të herceve të Vaut të Dejës, Komanit si dhe për projektet e ndërtimit të Hec Skavicës si dhe atë në lumin e Vjosës.

Marrëveshjet qeveritare me kompaninë RusHydro ishin aq të forta sa ish kryeministri Berisha kishte biseduar që kompania shtetërore ruse të ndërtonte hidrocentralin e Skavicës. Aktualisht Skavica që i është dhënë për ndërtim një kompanie amerikane me një kredi amerikane po kundërshtohet me forcë nga Berisha.

Marrëveshjet verbale të Berishës për t’i dhënë kompanisë shtetërore ruse gjithë veprat e mëdha energjitike në Shqipëri nuk u realizuan për shkak se një vit më vonë Berisha humbi pushtetin dhe qeverisja e re kishte një tjetër orientim.

Po kush është Yevgeny Dod, drejtuesi i lartë i kompanisë ruse të energjisë. Ai është emëruar në këtë detyre me propozim të ish zëvendëskryeministrit rus në vitin 2009 ndërsa në shtyp komentohet në se lidhja e tij më e fortë është oligarku Mikhail Prokhorov.

Yevgeny Dod në vitin 2013 ai u përfshi në një aferë korrupsioni dhe u arrestua për shkak se si drejtues i kompanisë rus hydro i dha vetes një shpërblim prej 2.2 milionë dollarë. Dod, një aleat i vjetër i Vladimir Putin ka shërbyer si kryetar i Bordit të HydroRus nga viti 2009 e deri në vitin 2015 kur u shkarkua nga ky post, për t’u emëruar më pas kryetar i kompanisë energjetike Quadra.

Kjo e fundit kontrollohet nga miliarderi rus Mikhail Prokhorov, një biznesmen politikan që krijoi një parti që u fut në zgjedhje për të çoroditur opozitën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA