Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në hyrje të qytetit të Lezhës në hyrje të Shëngjinit, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili po kalonte rrugën në këmbë.

Goditja ka qenë fatale për Roland Gazulin 42 vjec pasi ka marrë plagë të rënda duke ndërruar jetë në spitalin e Lezhës, po ashtu është shoqëruar për në komisariat drejtuesi i mjetit tip “Benz”.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetohen për shkaqet e këtij aksidenti. Ky aks rrugor mbetet problem për shkak të mungesës së ndriçimit

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në hyrje të qytetit Lezhë, konkretisht në afërsi të “Kryqëzimit të Shëngjinit”, shtetasi N. S. duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor të gjinisë mashkull, akoma i paidentifikuar, i cili është dërguar në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA