Dyshohet se ka transportuar të paktën 50 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës
Dy orë para nisjes së protestës së thirrur nga Sali Berisha në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryeministria ka marrë masa për parandalimin e incidenteve të mundshme.
Sikurse duket edhe nga pamjet, është hequr kërpudha që ndodhet në krah të godinës së kryeministrisë, e cila ‘sulmohet’ thuajse në çdo protestë të opozitës.
Po ashtu, dyert e kryeministrisë janë blinduar, për të shmangur depërtimin e protestuesve brenda godinës. Shtyllat janë lyer në mënyrë që protestuesit mos të prekin kamerat.
Në bulevard është ndaluar qarkullimi ndërsa po instalohet podium ku do të flasin organizatorët e protestës.
Qindra efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren ditën e sotme për protestën e thirrur nga Sali Berisha, e cila nis në orën 12:00.
Top Channel