Princ Harry dhe Meghan Markle mund të përfundojnë në gjykatë?!

10/02/2023 13:20

Princ Harry dhe Meghan mund të merren në pyetje në rastin e shpifjes së Samantha Markle

Duka dhe Dukesha e Sussex-it mund të merren në pyetje si pjesë e një çështjeje shpifjeje në SHBA të ngritur nga gjysmëmotra e Meghan. Samantha Markle ka paditur Meghan për “shpifje dhe gënjeshtra të dëmshme”, duke përfshirë pretendimet, në një intervistë televizive të Oprah Winfrey, se është “fëmijë i vetëm”.

Ajo po kërkon 75,000 dollarë dëmshpërblim në një çështje të paraqitur në mars të vitit që lamë pas. Të martën, një gjykatës hodhi poshtë një ofertë për të ndaluar Meghan dhe bashkëshortin e saj, princ Harry. Rikujtojmë, se në mars, Samantha ngriti padinë e saj prej 75,000 dollarësh kundër Meghan, duke pretenduar se ajo bëri deklarata të rreme dhe dashakeqe gjatë intervistës me Princin Harry. Samantha vazhdoi të akuzonte Meghan se kishte sulmuar babanë e tyre, 77-vjeçarin Thomas Markle, në një përpjekje për t’i shitur botës një rrëfim të rremë të jetës së saj.

Sjellim në vëmendje se përpara se të fillojnë të mendojnë për të bërë paqe, Meghan Markle dhe Princi Harry “po presin një falje” nga Familja Mbretërore, sipas një eksperti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA