Kanë kaluar 15 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 28 persona, mes tyre një fëmijë.Familja Durda që humbi djalin e tyre 7-vjeçar në këtë tragjedi, e rikthen çështjen duke kërkuar ndihmën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, ku janë ngritur akuza për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediun.
SPAK njoftoi mëngjesin e sotëm se hetimet tashmë janë mbyllur dhe se Fatmir Mediu do të dërgohet për gjykim. Janë ngritur dy llojë akuzash, nëntë muaj më parë familja Durda kërkoi akuzën për vrasje në rrethana të cilësuara, nërsa tani është kërkuar tjetër akuzë, ajo e shpërdorimit të detyrës.
Në lidhje me këtë çështje ditën e sotme kanë diskutuar në “Top Talk” gazetarja Anila Hoxha dhe juristi Sokol Hazizaj.
Në aspektin juridik avokati Hazizaj u shpreh se akuza që ka ardhur për shpërdorim detyre është e tepërt pa terminologji normale ligjore, materiale dhe procedurale dhe SPAK-u duke duke e gjykuar sërish këtë çështje , nuk bën asgjë tjetër veçse bie në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut pasi nuk mund të hetohet e njëjta akuzë mbi të njëjtat prova.
Nga ana tjetër gazetarja Anila Hoxha ka rënë dakord me juristin dhe ka shtuar se kjo situatë u përdor si një nga strategjitë më të forta pasi procedimi penal në fund është strategji.
Anila Hoxha: Janë të njëjtat akuza për shpërdorim detyre. Familja Durda e vendosi në lëvizje SPAK-un me pretendimin se kishte vepër të vrasjes. Vrasja për rrethana cilësuese nuk u provua as për të gjykuarit e parë. Zamira Durda ka luftuar për vite me radhë dhe është historik reagimi i saj në Gjykatë kur jepet vendimi dhe lehtësohen akuzat por bazuar në shkresat që ishin sekuestruar, të cilat ekspozojnë dhe e bëjnë të dyshuar ministrin e mbrojtjes.
Sokol Hazizaj: Ne duhet të pranojmë faktin që duke qenë shteti i së drejtës ligjore referencat për vendosjen e një akuze nga organi i hetimit duhet të jenë korrektësisht ligjore. Para shumë vitesh i njëjti subjekt ka qenë akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, këto kushte mjaftojnë që konstatimi nga ana juaj dhe nga ana e zonjës Hoxha që ai akuzohet për të njëjtën vepër penale, mendo se çdo vendim i mëtejshëm të SPAK-ut dhe vendimi i Gjykatës së Apelit, është nj vendim i gabuar jo-ligjor, jo i drejtë dhe jo proporcional. Unë flas në kuptimin ligjor ndërsa përpjekjet familjare janë në cilësinë e viktimës. Në këto kushte mendoj se akuza që ka ardhur për shpërdorim detyre është e tepërt pa terminologji normale ligjore materiale dhe procedurale. Është e tepërt të akuzohet një subjekt për një vepër penale në dy rastet, është praktikë e dëmshme sa dot dëgjojmë çudira nëse këta vazhdojnë në të njëjtën formë dhe të njëjtën përmbajtje. Ka disa institute në të drejtën penale të cilave e drejta jonë ligjore nuk mund t[i shmanget dhe sa kohë Hoxha thotë se këto Informacione janë hetuar edhe në gjykimet e 10 viteve më parë, nëse hetimi dhe gjykimi do të ishte i mangët nuk mund të hetohet e njëjta akuzë mbi të njëjtat prova. Provat janë diskutuar, çështja është e gjykuar dhe SPAK-u duke vepruar në mënyrë të tillë, nuk bën asgjë tjetër veçse bie në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Çdo proces i realizuar në të njëjtat prova nuk bën asgjë tjetër veçse realizimin e një procesi të parregullt ligjor që bie në kundërshtim me nenin 6 të konventës Evropiane. Do të këshilloja që Gjyqtarët dhe Prokurorët mos të jenë jokurajoz.
Anila Hoxha: Ka të drejtë avokati por fjala i takon gjykatësit. Realisht kjo u përdor si një nga strategjitë më të forta pasi procedimi penal në fund është strategji, e cila u përfaqësua denjësisht nga avokati Visha që përfaqëson Fatmir Mediun.
Top Channel