Shikuesit britanikë përçmojnë veshjen, performancën ‘demoniake’ të Sam Smith si ‘një homazh ndaj Satanit’ (fotot)

06/02/2023 21:22

Shikuesit e ceremonisë së çmimeve Grammy dënonin dje paraqitjen e këngëtarëve homoseksualë Sam Smith dhe Kim Petras si një performancë ‘satanike’ të mbushur me referenca seksuale e okulte, të papërshtatshme për një program që shihet edhe nga adoleshentë e të mitur.

Komentues të shumtë i referoheshin me zemërim Smith për veshjen ‘satanike’ të kokës me referenca ndaj ferrit dhe tematikën e errët të performancës, teksa vërshuan në rrjetet sociale për të shprehur zhgënjimin e tyre

Një prej tyre komentonte: “Këtu mund të përdoret me të vërtetë fjala ‘satanike’ sepse kjo performancë e Sam Smith është saktësisht një homazh për Satanin dhe forcat e të keqes”.

Një tjetër shtonte: “Nuk ka nevojë të jesh shumë besimtar për t’u trazuar nga kjo performancë e Sam Smith që mbron adhurimin e djallit”.

Një tjetër shikues shtonte: “Kjo performancë e Sam Smith është e çuditshme, por përse të gjithë artistët janë të fiksuar me djallin, kush i nxit ata????”

“Performancat për adhurim të djallit janë plehra, dhe kjo po ndodh shumë shpesh. Jam shumë i zhgënjyer”, shtonte një tjetër.

Një tjetër dashamirës i muzikës shkruante: “Jam i lodhur tashmë me referencat satanike e demoniake në muzikë …ç’është jo hipokrizi — Dua të di përse WHY Nicki, Sam Smith, Lil Nas X, dhe aq shumë të tjerë i referohen djallit”.

Një tjetër përdorues shkruante në komente: “Kaq shumë brirë djalli sonte, në fillim Sam SMITH, tani Steve Lacy. ç’është kjo fole e fëlliqur satanistësh!”

Pas performancës prezantuesi Trevor Noah nisi të bënte shaka për referencat e dukshme satanike që kishin tërbuar shikuesit.

Duke bërë sikur po fliste në telefon me të ëmën, ai tha: “Jo mami, nuk ishte djalli jo… Pastaj ti me kishe paralajmëruar dhe për Hollywood-in”.

Në skenë kishte yje si Jennifer Lopez e Ben Affleck, që qeshnin me shfaqjen.

Ndërsa më herët artisti transseksual Petras tha se kolegu i saj Smith, e kishte lejuar të merrte trofeun në vend të tij.

Beyoncé fitoi çmimin e saj të 32-të Grammy teksa falënderonte burrin e fëmijët në sallën Crypto.com Center në Los Angeles, Kaliforni. /DailyMail/

FOTO GALERI
2/5
Komentues të shumtë i referoheshin me zemërim Smith për veshjen ‘satanike’ të kokës me referenca ndaj ferrit

Top Channel