Rihapet Aeroporti i Prishtinës pas kërcënimit me bombë, rezultoi i rremë
06/02/2023 17:57
Kërcënimi me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka rezulutar të jetë i rremë, dhe aeroporti tashmë është i hapur për fluturime.
Kështu njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.
Më herët, Gara tha se pas kërcënimit me bombë, udhëtarët dhe personeli në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë evakuuar.
Në fund të dhjetorit të vitit 2022, në Aeroportin e Prishtinës pati një kërcënim me bombë, i cili gjithashtu rezultoi i rremë.
Top Channel