Padagogu britanik në Spanjë grabitet, humbet kursimet, mbetet i pastrehë edhe në Britani (fotot)

06/02/2023 17:05

Richard Martin thotë ka punuar gjatë gjithë jetës së tij, ka paguar taksat, ka studiuar për tre diploma dhe u bë lektor universiteti në Spanjë, pasi u vendos në Seville 12 vjet më parë.

Pas situata e tij nisi të merrte tatëpjetën pas një grabitjeje te dhunshme ku ai thotë se humbi gjithçka, aq sa përfundoi duke fjetur në rrugë derisa arriti të siguronte biletën e kthimit per në Britani, shkruan rrjeti vendas The Mirror.

Pedagogu 53-vjeçar kaloi gjashtë javë duke fjetur jashtë në Spanjë dhe thotë se “besonte se do të vdiste”, derisa një organizatë bamirësie e ndihmoi të kthehej në Britani.

Por ai nuk e priste që edhe pas kthimit në qytetin e tij Brighton do të mbetej sërish i pastrehë dhe i detyruar të lypte.

Pas disa javësh përpjekje për të gjetur një strehim të përkohshëm, Richard shpreson tashmë të hedhë dritë mbi gjendjen e vështirë të britanikëve që kthehen nga qëndrimi jashtë shtetit, teksa thotë se sistemi nuk i jep ndihmën që i takon pasi në të gjitha zyrat ku ka shkuar ka gjetur “një mur tullash” refuzimi.

Pas grabitjes më 15 nëntor kur Richard ishte duke ndërruar banesë, ai humbi kursimet e tij dhe kompjuterin ku kishte punën e rreth një dekade.

Pas daljes së Britanisë nga BE me Brexit, mësuesi nuk kishte më akses në sistemin shëndetësor spanjoll dhe nuk mund të vizitohej, prandaj e kuptonte se duhet të kthehej në Britani.

Ndërsa prej plagëve që kishte në fytyrë ai nuk rikthehej dot në punë ku jepte mësime anglishteje në universitet.

Pasi kontaktoi me grupin e bamirësisë ‘British Benevolent Fund’ që ndihmon qytetarët brtinaikë, ai arriti të siguronte fluturimin e kthimit në vendi e tij.

Gjendja e Richard vështirësohej nga fakti se kishte humbur kontaktet me të afërmit e tij më parë për arsye personale, teksa mbërriti në Brighton gjatë Krishtlindjeve të vitit të shkuar kur temperaturat ishin të akullta dhe dyqanet ishin të mbyllura.

“Nuk isha përgatitur kur më thanë se nuk mund të merrja mbështetje sociale pasi kisha jetuar jashtë vendit për 12 vjet, sistemi me siguri ka diçka të gabuar”.

“E kuptoj që ata duhet të ruhen nga pretendimet e rreme por shumë qytetarë britanikë që kthehen nga jashtë dhe janë në kushte të vështira, duhet të kenë një ndihmë emergjence”, thotë ai.

Teksa ende është i pastrehë, Richard thotë se ka marrë ndihmë nga disa grupe bamirësie, ku mund të strehohet përkohësisht, pasi të flesh jashtë në Britani vitet e fundit është bërë gjithnjë e më e rrezikshme prej rritjes së krimit.

Pas një apeli me ndihmën e gazetës lokale The Argus, Richard arriti të bënte testin e rezidencës për të provuar se Britania është vendi i tij ku dëshiron te qendroje, dhe më vonë mori akomodim emergjence nga bashkia.

Ish-emigranti me master në gjuhë e letërsi angleze dhe doktorature nga ‘University of Sussex’, ende nuk ka gjetur punë dhe është diagnostikuar me stres post-traumatik pas sulmit të dhunshëm në Spanjë, shkruan The Mirror.

FOTO GALERI
2/5
Richard Martin u bë lektor universiteti në Spanjë, pasi u vendos në Seville 12 vjet më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA