Gazetari britanik ‘dënohet’ për komentet e ‘Halloween’ për pamjen e Madonna në ceremoninë Grammys (fotot)

06/02/2023 17:49

Komentatori i njohur britanik Piers Morgan përballej sot me kritika të ashpra pasi komenteve ironike ndaj popstar-it Madonna për pamjen e saj në ceremoninë e çmimeve Grammy një natë më parë në Los Angeles.

64 vjeçarja Madonna u pa në ceremoni me një fytyrë të fryrë e pa rrudha, me gërsheta të frikshme në formë brirësh dashi, dhe kostum në stil burrash, kur u paraqit në skenën e Crypto.com Arena për të prezantuar këngëtarët Smith e Kim Petras.

Por pamja e mbretëreshës së Pop-it i la të gjithë me gojëhapur teksa fytyra e saj nuk njihej më, prandaj prezantuesi britanik në komentin e tij vendosi një simbol habie dhe pyeste fansat: “Unë besoja se Halloween është tetor?”

Megjithse disa mbështetën shakanë e Piers të tjerë përdorues të rrjetit shprehën kritikat e tyre duke i quajtur komentet të panevojshme.

“Unë të kam mbështetur gjithmonë por kjo është bullizëm”, shkruante një prej tyre.

Një tjetër pyeste Piers: “Pse bëhesh kështu? Mos komento ndaj paraqitjes së dikujt, ata mund të jenë duke kaluar problemet e tyre”.

Edhe muajin e kaluar Piers u kritikua për të tjera komente ndaj videove të çuditshme dhe komenteve të Madonna në rrjeteve sociale.

Në një intervistë me gazetarin Jeremy Kyle, Piers thoshte me herët për të: “Mendoj se ajo është bërë groteske, një rrënojë turpërimi e historisë së showbiz”.

FOTO GALERI
1/3
Piers pyeste fansat: "Unë besoja se Halloween është tetor?"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA