Shtëpitë operistike italiane ‘shpëtojnë’ shtëpinë e kompozitorit Giuseppe Verdi

05/02/2023 20:44

Shtëpitë e operistike në të gjithë Italinë janë bashkuar për të ndihmuar qeverinë në një përpjekje për të shpëtuar vilën ku kompozitori i njohur italian Giuseppe Verdi, ka jetuar për gati 50 vjet.

Villa Verdi, afër qytetit Busseto, ku ai lindi dhe jetoi për 50 vite, u vu në shitje në tetor pas një grindjeje të gjatë mes trashëgimtarëve të tij.

Koncertet kushtuar Verdit, i cili njihet për operat, duke përfshirë La Traviata, Aida dhe Otello, do të mbahen në shtëpitë e operës në një mori qytetesh italiane deri në mes të qershorit. Të ardhurat e mbledhura nga këto koncerte do të shkojnë për të ndihmuar qeverinë italiane për të blerë shtëpinë.

Verdi e ndërtoi shtëpinë në tokën që zotëronte në vitin 1848. Fillimisht ajo ishte banesa e prindërve të tij, përpara se kompozitori të jetonte aty me gruan e tij të dytë, duke qëndruar atje deri në vdekjen e tij në vitin 1901.

Trashëgimtarët e kompozitorit janë grindur mes tyre për 20 vjet dhe duke qenë se asnjëri nuk mund të përballonte blerjen e vilës, Gjykata e Lartë Italiane vendosi që ajo duhet të mbyllet dhe të shitet.

Deri në tetor, Villa Verdi banohej nga një prej trashëgimtarëve dhe përdorej pjesërisht si muze, ku vizitorët mund të shihnin dhomat si dhe 7600 sende të tjera që i përkasin kompozitorit, duke përfshirë krehërin e tij, një kapele, dorëshkrime dhe një piano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA