Teoritë për zhdukjen e qytetit të humbur Atlantis, prej ‘gëlltitjes’ nga Trekëndëshi i Bermudës deri te mos-ekzistenca e tij (fotot)

04/02/2023 17:49
Pershtypje artistike e qytetit te zhdukur Atlantis

Historia e ishullit/kontinentit të zhdukur të Atlantis është treguar që prej të paktën 2,300 vjet më parë nga filozofi grek Platon, i cili tha se qyteti i avancuar i civilizimit të lashtë është shkatërruar dhe fundosur nën oqeanin Atlantik.

Nuk është e qartë nëse grekët e asaj epoke e morën si të mirëqenë rrëfimin e Platonit, apo si një metaforë për shembjen e qytetërimeve të suksesshme që kanë ekzistuar gjatë historisë.

Sido që të ketë ndodhur, çështja mbetet një debat i nxehtë mes shkencëtarëve, historianëve e filozofëve për historinë e shkuar, dhe pjesët e hequra apo të shtuara të saj gjatë dekadave, sipas leverdisë së faktorëve te pushtetit.

Rrjeti britanik MailOnline hartoi pesë teori kryesore mbi Qytetin e Humbur, mes të cilave përfshihen “gëlltitja” e tij nga Trekëndëshi i Bermudës, apo ideja se nuk ka ekzistuar kurrë.

Teoria e thithjes së civilizimit nga trekëndëshi i Bermudës, vjen pasi zona njihet gjithashtu si Trekëndëshi i zhdukjes së pashpjegueshme të disa anijeve ndër vite.

Kjo copë mbi oqeanin Atlantik raportohet si përgjegjëse për zhdukjen e mistershme të rreth 50 anijeve e 20 avionëve.

Në librin e tij “Kontinenti i Zbuluar”, Charles Berlitz shkruan se kjo mund të jetë një shpjegim i zhdukjes së civilizimit të lashtë, duke shtuar se Atlantis ishte një kontinent i vogël pranë brigjeve të Bahamas.

Mbështetësit e kësaj teorie përmendin ekzistencën e një “rruge nënujore” e njohur si Rruga Bimini, e zbuluar në veri të ishullit Bimini në Bahamas.

Rruga Bimini

Formacioni shkëmbor nëntokësor është gati një km i gjatë dhe përbëhet nga blloqe kuadrate gëlqerore.

Kalimi Bimini është përmendur dhe nga filozofi amerikan Edgar Cayce, 30 vjet para zbulimit të tij në vitin 1938.

Studiuesit thonë se të dhënat kanë zbuluar se strukturat mund të jenë formuar nga erozioni gradual i gurëve gëlqerorë, ndërsa Atlantis është shkatërruar në një katastrofë natyrore.

Një teori që vijon të përsëritet mbi shkatërrimin e Atlantis është ajo e një vullkani të shpërthyer në ishullin grek të of Santorini (i njohur si Thera) rreth 3,600 vjet më parë.

Shpërthimi i llavës besohet se mund të ketë krijuar një “kaldajë” nën Santorini duke shkaktuar fundosjen e masave të mëdha të tokës.

Civilizimi i lashtë Minoan i cili jetonte asokohe në Thera, besohej se ishte nga të parët e më të avancuarit në Evropë i cili kishte ndëruar rrugë e pallate, dhe përdorte një gjuhë të shkruar.

Arkeologët besojnë se Minoanët ishin një popull i aftë e inteligjent që jetonte me peshkim dhe tregtonte me vende të tjera të Mesdheut.

Gjatë ndërtimit të këtij civilizimi të suksesshëm, ishulli papritur u shkatërrua çka solli dhe lidhjen e ngjarjes me teoritë e Platonit.

Një tjetër teori e misterit është ajo që thotë se Atlantis, ishte në fakt vetë Antarktika.

Antarktika, vendndodhja e dyshuar e Atlantis

Teoria sugjeron se Atlantis ishte në fakt versioni më i ngrohtë i kontinentit të akullt të Antarktikës që ekziton sot.

Kjo bazohet kryesisht në librin e Charles Hapgood të vitit 1958, ‘Korja Zhvendosëse e Tokës’, ku mohohet teoria e zhvendosjeve kontinentale, para se të pranohej teoria aktuale e pllakave tektonike.

Aty sugjerohej se korja e tokës ishte zhvendosur rreth 12,000 vjet më parë, duke bërë që Antarktika të largohej më shumë drejt Jugut nga pozicioni në Atlantik.

Mbështetësit e teorisë thonë se qyteti i famshëm është varrosur tashmë nën shumë shtresa akulli, ndërsa të tjerë thonë se nëse kërkohet në Antarktikë mund të ketë shenja jete e civilizimi.

Në vitin 2017, zbulimi i një sistemi hidraulik në disa shtresa akulli nën Antarktikë bëri që njerëzit të besonin se ishte provë e zbulimit të Atlantis.

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar struktura gjigante në shtresat e akullit, disa prej të cilave të mëdha se Kulla Eifel, shkruan Daily Mail.

Teoria e radhës thotë se Atlantis është shkatërruar nga një goditje meteori.

Edhe pse është quajtur një nga teoritë më absurde, në një dokumentar të shkrimtarit britanik Graham Hancock thuhet se Atlantis është zhdukur nga një tsunami dhe përmbytja e shkaktuar nga meteori.

Shumë studiues e kanë kundërshtuar atë, duke kërkuar prova për pretendimet.

Arkeologu Flint Dibble, tha për rrjetin The Conservation: “Hancock prezantohet me agresivitet ndaj komunitetit shkencor, prandaj vras mendjen nëse po reagojnë ose kërkojnë të tërheqin një komunitet konspiracioni.

Ndërsa teoria se Atlantis nuk ka ekzistuar kurë mbështet nga teoricienët që thonë se rrëfimet e Platonit ishin të trilluara, edhe pse ai konsiderohet një nga filozofët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Studiuesi Alan F Alford, tha në 2001 se Atlantis mund të jetë një mit i krijuar nga Plato.

“Atlantis mund të jetë një parajsë e humbur, një ishull apo kontinent, por mund të jetë dhe një simbol për një event të rëndësishëm që ka ndodhur, i cili ka trazuar disi universin. Platoni është i vetmi autoritetet për historinë, e ta injorosh atë do të thotë të krijosh një mit tëndin”.

FOTO GALERI
1/4
Platoni konsiderohet një nga filozofët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA