Jeta personale e artistëve shqiptarë shpeshherë është mbajtur hermetike dhe kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren Anxhela Peristeri. 

Ajo ka treguar ditën e sotme në “S’e Luan Topi” se është në një marrëdhënie dashurie por nuk ka pranuar të japë detaje të mëtejshme në lidhje me këtë gjë.

Megjithatë pas një ‘loje’ nga moderatorja, këngëtarja ka pranuar se partneri i saj i ngjan aktorit George Clooney.

Anxhela Peristeri: Ne artistet e kemi pak të vështirë se kur të vendosim të bëhemi nëna, gjithm,onë na del një punë por me sa kam kuptuar punët nuk paskan fund. Unë e kam gjetur njeriun e jetës dhe nuk dua ta bëj public. Nuk kam asnjë lloj frike, ka njerëz që nuk duan të bëhen publik e njerëz që duan të bëhen publikë, unë jetën private nuk dua kurrsesi ta kem publike, jam shumë mirë mejetn time private.

Erjona Rusi: Në fakt ne e kemi zbuluar dhe do e bëjmë publik për herë të parë

Anxhela Peristeri: Jo nuk do e nxirrni ju lutem.

Erjona Rusi: George Clooney.

Anxhela Peristeri: Afër jemi diku kështu jemi në paraqitje.

Top Channel