New Mexico thotë se ka një “aromë zyrtare”.
Era e specave djegës që piqen në New Mexico përhapet në çdo rrugicë gjatë vjeshtës. Vetë zyrtarët e vendit e promovojnë këtë ushqim dhe vendin si një atraksion kulturor. Autoritetet po diskutojnë që New Mexico të ketë një aromë zyrtare shtetërore, një propozim që ka gjasa të mos kundërshtohet.
Senatori Bill Souler tha:
Është shumë unike për shtetin tonë. Jam përpjekur të mendoj për ndonjë gjë tjetër që ka një erë apo aromë kaq të veçantë në mbarë vendin dhe nuk mund të mendoj për ndonjë.
Për New Mexico, speci djegës i njohur si chile është më shumë se një përbërës kyç për çdo vakt. “Të kuq apo jeshil?” është një pyetje e zakonshme atje. Specat e tyre përdoren në gatime si edhe për salcat e famshme. Vendosja e kësaj arome si aromë zyrtare mund të shërbejë për të promovuar New Mexico-n në mbarë botën.
Top Channel