Gruaja pretendon se është bija e aktorit Jack Nicholson dhe dëshiron ‘një marrëdhënie’ me të atin (fotot)

03/02/2023 16:53

Një grua që pretendon se është bija e aktorit amerikan Jack Nicholson ka thënë së fundmi se dëshiron të ketë një marrëdhënie me të, edhe pse pretendime të tilla mbi fëmijë të jashtëligjshëm të yjeve të ekranit, hasen shpesh në media.

28 vjeçarja Tessa Gourin është aktore e gjithashtu artiste qeramike, dhe megjithëse nuk është takuar kurrë me Nicholson, beson se tendencat artistike i ka marrë prej tij.

Nicholson nuk ka pranuar kurrë atësinë, por Gourin thotë se aktori “ka paguar që ajo të shkojë një shkollë private”.

Por megjithë pranimin e ndihmës, Gourin thotë se do të deshtë më shumë ndihmë nga aktori fitues Oskari, ndoshta për të avancuar më shumë karrierën e saj artistike.

“Në të vërtetë, në 28 vitet e jetës time nuk kemi pasur kurë një marrdhënie,” thotë Gourin në një artikull të rrjetit Newsweek.

“A keni qenë ndonjëherë në një takim dhe ndjeheni se personi tjetër nuk do t’ia dojë fare? Kjo është pak e shumë si jam ndjerë në cdo bashkëveprim timin me Jack Nicholson”, thotë e reja.

Por ndoshta Gourin mund të ketë të drejtë, pasi Nicholson ka pasur disa pretendime të komplikuara me çështjet e atësisë.

Aktori ka qenë vetëm një herë i martuar në jetë, dhe ka pasur disa gra që e kanë shpallur si baba të fëmijëve të tyre, por ai nuk është bindur kollaj.

Kolegia aktore e Nicholson në filmin ‘Five Easy Pieces’ Susan Anspach pretendon se i biri i saj Caleb, tashmë 52 vjeç, është i tiji.

Pas disa vitesh paqartësie Nicholson pranoi publikisht se Caleb ishte djali i tij në fund të viteve 90-të.

Nicholson besohet se është baba i një vajze, Honey Hollman, me nënë modelen Winnie Hollman – edhe pse nuk e ka pranuar publikisht atësinë.

Fëmijet e Nicholson Jennifer, 59 vjeçe, Lorraine, 32, e Ray, 30 vjeç, nuk kanë pasur probleme të tilla dhe kanë marrëdhënien e tyre me të atin.

“Shumë njerëz janë të detyruar të jetojnë me dhimbjen e mungesës së prindërve, qofshin ata të famshëm apo jo”, thotë Gourin.

Ajo insiston se nuk kërkon më një lidhje bijë-baba me Nicholson por më shumë diçka të tipit ‘artist-me-artist’.

“Një nga aktorët më me influencë qëllon që është babai im biologjik por për disa arsye ai nuk do të ketë një marrëdhënie me mua. Kjo më ka lënë gjithmonë në konflikt me atë që dua në të vërtetë”, thotë ajo duke iu referuar karrierës.

FOTO GALERI
1/3
28 vjeçarja Tessa Gourin është aktore e gjithashtu artiste qeramike, dhe megjithëse nuk është takuar kurrë me Nicholson, beson se tendencat artistike i ka marrë prej tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA