Ermiri trazoi ujërat mes djemve, të cilët nisën “luftën” me konkurrentin më të ri në “Për’puthen”.

Remili dhe Viktori nisën të debatonin me të, pas takimit që zhvilloi me Kamilën në studio.

Me sa duket dëshira e tyre për tu njohur ka nervozuar konkurrentët, por pa treguar rastet konkrete rreth opinionit të krijuar.

Sipas tyre fakti që Ermiri e ka pranuar se e njihte më parë Kamilën, pasi ajo e ndiqte atë live gjatë kohës që merrej me punën e tij online, e bën që të veprojnë më shpejt në marrëdhënien e tyre.

Kjo gjë u kundërshtua nga të dy ata, të cilët kërkuan të kenë më shumë kohë për tu njohur përballë, pasi një javë nuk mjafton.

“Unë se kuptoj çfarë kërkoni, ta bëj për vete për dy ditë. Çfarë mund të bëj unë me një javë që kam ardhur këtu. Do dalim e do njihemi”, u shpreh Ermiri.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel