“Mua mos mu drejto …”/ Shakaja e Viktorit nervozon Kamilën! Konkurrentja largohet nga studioja

31/01/2023 18:59

Afrimiteti i Viktorit me Edën solën debate në studio, situatë e cila detyroi një moment Kamilën të largohej nga studioja.

Takimi që ata të dy zhvilluan bashkë u diskutua edhe në “Për’puthen” ku më së shumti e zhgënjyer shihej Kamila.

Pavendosmëria e Viktorit, bëri që të kishte kontradikta me konkurrenten, por momenti më kulminant ishte kur ajo u largua nga studioja.

“Uroj që të jetë mundësia e katër”, iu drejtua Viktori, Kamilës.

“Mua mos mu drejto fare ashtu. Jo e treta ose e katërta. Nuk dua ta dëgjoj më”, iu përgjigj ajo, duke u larguar nga studioja e nervozuar.

Pavarësisht se moderatorja Bora Zemani u përpoq ta rikthente Kamilën në studio, ajo ishte e vendosur për të dalë jashtë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel