Në diskutim e sipër për marrëdhënien Olta Kristi në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Robert Aliaj vendosi t’i shprehte “ndjenja të mira” Bietës, njëjtë siç u shpreh i biri ndaj Oltës.

“Ç’të keqe ka nëse unë them se kam ndjenja të mira ndaj teje”, u shpreh ai.

Ndërsa Bieta ia ktheu:

“Ti mund të kesh ndjenja të mira ndaj meje, kurse unë kam vlerësim pozitiv pë ty”.

Dhe nuk mbaron me kaq.

Në fund të intervistës, Bieta sheh telefonin dhe i dërgon të fala Robertit nga Albani.

Top Channel