Aludimet për një pëlqim mes Kristit dhe Oltës, kanë nxehur gjakrat në shtëpinë e BBV dhe ai që i dha më shumë rëndësi kësaj çështjeje ishte Luizi.

Mes pyetjeve anonime që banorët kishin bërë për njëri tjetrin, ishte edhe pyetja nëse Kristi kishte pëlqim për Oltën, por banori u shpreh se kishte vetëm miqësi.

Kjo deklaratë e Kristit nuk është pritur mirë nga Zhaklina, e cila e kindërshtoi duke thënë se nuk mund të krijohet miqësi në aq pak kohë.

Luiz: Pyetjet e mia dihen.

Efi: Dua ta di kush ma ka bërë pyetjen për veshjen time. Shumë e shëmtuar të bëhen të tilla pyetje tendencioze.

Luiz: Një pyetje që ju Kristit për Oltën, isha kureshtare ta di kush e ka bërë.

Kristi: Pse don ta dish.

Luiz: Olta është grua e martuar, ka një familje. Pyetja është shumë e ulët. Shumë e ulët. Po flas seroizisht. Po të drejtohem ty, a ke ndonjë dyshim për personin që ta ka bërë.

Kristi: Nuk kam fare interes. Ka banorë të tjerë që kanë komente për këtë?

Armaldo: Nuk e kuptoj, që pse Luizi po e komenton. Cili është qëllimi yt.

Luiz: Ore, thjesht më bëri shumë përshtypje.

Olta: Nuk dua ta di kush e ka bërë. Jam e bindur që do ta gjej vetë. Do ishte më e keqe nëse do më ishte bërë mua.

Kristi: Kur flasim për marrëdheniët, mendohen vetëm ato romantiket. Ka edhe marrëdhenië miqësie.

Zhaklin: Olta kujdes nga Kristi. Nuk ështe shefi i diplomacisë. Për mendimin tim, Kristin e ka kundërshtarë në lohjë. Ti nuk i beson Oltës.

Kristi: Deri në një fare pike po.

Zhaklin: Ti po e le Oltën të falë nga vetja, Të ishe shok i Oltës, i kishe tërhequr vëmendjen dje. Kjo është shoqëri. Ti po bën lojë. Nuk besoj tek shoqëria juaj.

Kristi: Nuk thash që jemi miq të mirë këtu., Por, kemi afrimitet me njëri-tjetrin. Kemi më shumë se afrimitet. Gjithmonë e kam kritikuar për gjërat që ka bërë.

Zhaklin: Efi e bën për Luizin. Kiara e bën për me Efin. Ky është afeksion, që ti nuk e ke.

Amos: Unë dua të jem i distancuar.

Zhaklin: Duket. Ke të drejtë dhe e kuptoj pse.

Amos: Kjo nuk është mungesë miqësie, thjesht nuk dua të përfshihem.

Zhaklin: Ti je i distancuar nga kjo lojë, Kristi jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA