Recep Tayyip Erdogan e bëri pasurinë e tij duke investuar në aksione dhe pasuri të paluajtshme. Ai është pronar i disa restoranteve dhe i një klubi futbolli në Ankara dhe ka edhe vodkën e tij.
Revista “People with money”, e ka vendosur atë së fundmi në krye të listës së politikanëve më të paguar. Më së shumti në qendër të vëmendjes u ve rezidenca e tij luksoze presidenciale e ndërtuar në kryeqytetin turk të Ankarasë. Pallati u ndërtua në një zonë që ish-presidenti turk Mustafa Kemal Ataturk ia dhuroi shtetit në vitin 1937 dhe në vitin 1992 u shpall një pasuri e mbrojtur ku ndërtimi është i ndaluar. Pallati u ndërtua, megjithëse autoritetet turke u përpoqën të ndalonin ndërtimin. Këtë vendim, Erdogan e injoroi.
Pallati ishte menduar për zyrën e kryeministrit turk, por kur Erdogan erdhi në pushtet në vitin 2014, ai deklaroi se do ta përdorte si rezidencë presidenciale. Ak Saray, i përkthyer si Pallati i Bardhë, ndodhet në një kodër mbi qytet dhe, sipas “Daily Mail”, ka 1100 dhoma të pabesueshme, prej të cilave, rreth 250 thuhet se përdoren vetëm për Erdoganin dhe familjen e tij të afërt.
I dekoruar sipas shijes së tij, me dysheme mermeri, tuba ari dhe qilima të pasura, është 30 herë më i madh se Shtëpia e Bardhë në Washington dhe konsiderohet pallati më i madh i ndërtuar në 100 vitet e fundit. Pallati ka dysheme mermeri të gjelbër, qindra metra me qilim të kuq dhe mobilie prej ari. Pasuria e pallatit presidencial kap vlerën e mbi 650 milion dollarë dhe përfundoi së ndërtuar në vitin 2014.
“Hyrriet” raporton se janë plot 1.150 policë që qëndrojnë roje brenda pallatit dhe jashtë oborrit, pasi ai është i vendosur brenda një zone të pyllëzuar në kryeqytetin e Ankarasë dhe ka një gardh rrethues rreth pesë kilometra. Rreth 3.000 kamera survejimi ndihmojnë mbikëqyrjen e kësaj zone, duke kërkuar një investim të madh në pajisje dhe infrastrukturë për ta kontrolluar atë. Pallati është i zbukuruar me pajisje të cilat marrin masa kundër çdo mundësie përgjimi.