Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit.

Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

Padyshim si në çdo treg muzikor mes artistëve shpesh ka konflikte dhe së fundmi duket se një i tillë po ndodh mes Melindës dhe Kidës. E ftuar së fundmi në një emision në Kosovë, reperja u shpreh për këtë të fundit se kur e ka takuar Kida ka qenë shumë e ftohtë me të dhe për këë arsye janë bërë ‘unfollow’ në Instagram. Melinda gjithashtu u shpreh se stili i dikurshëm këngëtares i ka pëlqyer më shumë, ndërsa tani nuk është më e njëjta.

E pak orë më parë teksa ka postuar disa foto ku shfaqet shumë provokuese në llogarinë e saj në Instagram, Kida duket se i është përgjigjur reperes.

“Zemër qetësohu.”

Le të shohim nëse ky konflikt mes vajzave do të vazhdojë dhe do të kemi sërish një reagim nga ana e Melindës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA