Vidhnin automjete në Kosovë dhe i trafikonin në Shqipëri/ SPAK përfundon hetimet, dërgon për gjykim grupin kriminal

30/01/2023 16:43

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin kriminal që vidhte automjete në Kosovë dhe më pas i tregtonte ato në Shqipëri.

Drejtuesin kryesor të grupit, Selaudin Shahinin, Prokuroria e akuzon për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal”,  “Grupi i strukturuar kriminal”,në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”

Për gjykim janë dërguar edhe Ndriçim Shahini, Ervis Cara dhe Endi Ahmetaj, akuzuar për të njëjtat vepra penale.

Po ashtu, Vojsava Doda dhe Aurrel Shatri, akuzohen për veprat penale“Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal si dhe Fatri Braha, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorim i detyrës”

Si funksiononte grupi kriminal?

Referuar burimeve, “koka” e grupit, Selaudin Shahini, në bashkëpunim me lidhje të tij familjare dhe shoqërore, kishte krijuar një rrjet personash që trafikonin mjete motorike nga Kosova për në Shqipëri. Ai bashkëpunoi me Ndriçim Shahinin, që është kushëri i Selaudinit, Ervis Cara, i cili është kushëri i Ndriçimit, Aurel Shatri që është shok i Ervisit dhe Vojsava Doda, punonjëse e policisë dhe lidhje e kreut të këtij grupi.

Bashkëpunëtorët e tjerë, Endi Ahmetaj dhe Fatri Braha, ishin të dy punonjës të policisë. Në kohën e kryerjes së veprës penale, Endi Ahmetaj ka qenë punonjës policie në detyrën trupë shërbimi i forcës sëposaçme “Shqiponja”, në Sektorin e Rendit dhe Policimit nëKomunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, ndërsa Fatri Braha, ka qenë punonjës policie me gradëninspektor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe MigracionitKukës,

Vojsava Doda ka qenë inspektore policie pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.

Ndriçim Shahini me lidhjet e tij shoqërore në shtetin e Kosovës, siguronte vjedhjen e automjeteve të markave të ndryshme në këtë shtet. Më pas, personat e më sipërm, ofronin ndihmën në forma e metoda bashkëpunuese dhe bënin transportin e këtyre mjeteve nga shteti i Kosovës për në Shqipëri, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Morinë-Kukës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA