U rrëzua në Andravidha/ Gjenden mbetje të avionit ushtarak grek në sipërfaqe të detit

30/01/2023 12:19

Disa mbetje të avionit ushtarak që u rrëzua sot paradite në Andravidha të Greqisë janë gjetur mbi sipërfaqen e detit Jon.

Dyshohet se pilotët nuk  mundën të hapin sediljet e evakuimit, pasi avioni fluturonte në lartësi të ulët 100 metër.

Aksidenti ka ndodhur në një zonë ku thellësia e detit arrin 1000 metër dhe gjetja e avionit në det vlerësohet e vështirë. Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për gjetjen e pilotëve.

Avioni stërvitor i modelit Fantom F4 u rrëzua rreth orës 10.30 sipas orës lokale 25 milje larg aeroportit të Andravidhës në afërsi të Pyrgosit në Peloponez.

Top Channel