“Pasojat do godasin Europën”/ Deklarata e deputetes ukrainase: 30% e vendit është mbuluar nga minat

30/01/2023 18:30

Një zyrtare ukrainase ka deklaruar se 30% e vendit është e mbuluar nga minat dhe ka paralajmëruar për ‘efektin domino’ që mund të godasë Europën dhe Afrikën.

Rreth 30% e Ukrainës është e mbuluar me mina tokësore dhe eksplozivë, dhe dështimi për t’i hequr ato mund të shkaktojë një “efekt domino” në Evropë dhe Afrikë”-tha deputetja Lesia Vasylenko.

Në fjalimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Vasylenko tha se pajisjet tani janë shpërndarë në zona bujqësore dhe pyjore, si dhe në qytete, qyteza dhe fshatra.

Zonat paraqesin më shumë rreziqe për jetesën e njerëzve. Burra, gra dhe sidomos fëmijë rezultojnë çdo ditë me plagë nga eksplozivi-,” tha ajo.

Ajo shtoi se problemi i çminimit të Ukrainës është tani një çështje globale dhe nëse pajisjet nuk çmontohen dhe personeli nuk trajnohet, fushat nuk do të jenë gati që fermerët të mbjellin të korrat e tyre në pranverë.

Kjo sipas saj do të thellonte problemin me urinë, migrimin masiv dhe çdo pasojë tjetër.

Kjo do të çojë në një efekt domino të problemeve masive, masive, duke u shtrirë përtej territorit të Ukrainës, shumë përtej territorit të Evropës, por në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, dhe duke u kthyer përsëri në Evropë”, tha Vasylenko.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA